Serbia fiton 41 milionë euro nga reciprociteti, Kosova asgjë

Shpërndaje

Kosova nuk ka përfituar asgjë me reciprocitet, kurse Serbia ka futur 41 milionë euro mallra në Kosovë.

Janë bërë dy muaj e një javë që prej se Qeveria Hoti ka larguar masën e reciprocitetit ndaj Serbisë.

E nga marrja e këtij vendimi, që për kryeministrin e Kosovës, do të jetë i përkohshëm, nga Serbia në Kosovë filluan të futen më të madhe produktet serbe.

Kurse shteti serb, nuk e ndali fushatën e çnjohjeje ndonëse ishte kusht për heqjen e reciprocitetit.

Madje, ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq të enjten ka kërcënuar politikanët kosovarë se nëse nuk i ndalin përpjekjet për rinjohjen nga ato vende, atëherë fushatën do t’ia nis edhe Serbia.