Tregjedia në Bejrut, Kasami: Bashkëndjejmë dhimbjen me popullin libanez

Shpërndaje

Tragjedia në Bejrut ka shokuar gjithë botën. Kreu i Besës, Bilall Kasami ka shprehur ngushëllime për popullin libanez që po përjeton një katastrofë të këtij lloji.

“Në keto momente të vështira bashkëndjejmë dhimbjen me popullin libanez. Lusim Zotin, ta tejkalojnë sa më shpejt që është e mundur këtë fatkeqësi dhe t’i kthehen normalitetit”, shkruan ndër të tjerash Kasami në rrjetin social FB.