“8 shtatori”, KASAMI: Respektimi i realitetit shoqëror të shtetit na mundëson ndërtimin e një ardhmërie evropiane

Shpërndaje

Kreu i Besës Bilall Kasami ka uruar festën e “8 Shtatorit” ditës së Republikës. Kasami ka shkruar se është “8 Shtatori” i parë që vendin e gjen anëtare e plotë e NATO-s dhe jemi në prag të nisjes së negociatave me BE-në.

Gjithashtu, Kasami thotë se shembulli i respektimit të ndërsjelltë dhe angazhimi në respektimin e realitetit shoqëror të shtetit na mundëson ndërtimin e një ardhmërie evropiane.

Ja postimi i plotë:

“Për hërë të parë shënimi i ditës të pavarsisë së Republikës na gjen si vend anëtar i NATO-s dhe në prag të nisjes të negociatave për anëtarsim në BE. Shembulli i respektimit të ndërsjelltë dhe angazhimi në respektimin e realitetit shoqëror të shtetit na mundëson ndërtimin e një ardhmërie evropiane. Gëzuar 8 Shtatorin, ditën e pavarsisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Kasami.