A po zbatohet marrëveshja e arritur në Shtëpinë e Bardhë? Grenell viziton Kosovën dhe Serbinë

Shpërndaje

I dërguari i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, nesër bashkë me delegacionin e Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit, do të zhvillojë një vizitë në Kosovë.

Siç raportojnë mediat, arsyeja e vizitës së Grenellit është për të parë zbatimin e marrëveshjes së arritur në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve ekonomike mes dy vendeve, raporton gazeta Zëri.

Ditë më parë edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti kishte paralajmëruar se do të vijë një delegacion i SHBA-së në Kosovë për të negociuar për marrëveshjen e nënshkruar më 4 shtator.

Ndërkaq raportohet se të mërkurën Grenell do të udhëtojë drejt Serbisë.