Avokati i Jankulloskës kërkon që ajo të futet në listën e “viktimave” nga përgjimet

Shpërndaje

Avokati i ish-ministres për Punë të Brendshme, Gordana Jankullovska, Ljupço Petkovski ka dorëzuar në gjykatë një raport, ku mes tjerash kërkohet që Jankullovska të futet në listën e personave të dëmtuar nga përgjimet e paligjshme. Ndryshe, Jankulloska është e akuzuar në këtë lëndë, por pala mbrojtëse thotë se ajo është e akuzuar për rastin “Fortesa”, jo edhe për rastin “Target”.

Në lëndën Target-Fortesa të PSP-së akuzohen ish-shefi i Drejtorisë së pestë në MPB Goran Grujevski, Nikolla Boshkovski, ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska ish-drejtori i DSK Sasho Mijallkov, Toni Jakimovski, Vladimir Varelov nga DSK edhe pesë persona të tjerë nga Drejtoria.

Sipas aktakuzës, përmes tri sistemeve për ndjekje të komunikimeve në DSK, në periudhën prej vitit 2008-2015 në mënyrë joligjore janë ndjekur 4.286 numra telefonik për të cilët aspak nuk janë dhënë urdhra gjyqësor.

Komunikimi është ndjekur para se të dorëzohen dhe pas përfundimit të kohëzgjatjes së vlerës së urdhrit gjyqësor me numër 1.541 ose gjithsej 5.827 numra telefonik. Janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.