Donald Trump i kërkon gazetarit të heq maskën gjatë një konference në Shtëpinë e Bardhë

Shpërndaje

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar nga një gazetar që të hiqte mas*kën për të bërë një pyetje në një konferencë shtypi të Shtëpisë së Bardhë të hënën.Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë Jeff Mason i Reuters që sapo kishte filluar të fliste kur Trump e ndërpreu atë dhe i tha: ‘Ju do të duhet ta hiqni atë, ju lutem. Mund ta heqësh?’.Por Mason ofroi të flasë më fort dhe në atë moment Trump ndërhyri: ‘Epo, nëse nuk e heq, je shumë i mbytur, kështu që nëse do ta hiqje, do të ishte shumë më lehtë’.

Përkundër kësaj, gazetari nuk pranoi të hiqte mas*kën e tij dhe me mirësjellje ngriti zërin përsëri, duke pyetur: ‘A është më mirë?’Trump hapi sytë dhe u përgjigj: ‘Është më mirë, po’.