“Fundjavë pa TVSH”, Qeveria nuk heq dorë nga projekti

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri përgjegjës për Koordinim me Sektorët Ekonomikë Fatmir Bytyqi sot deklaroi se nuk heqin dorë nga projekti “Fundjavë pa TVSH” dhe se por shqyrtohen mundësitë ligjore dhe aspektet shëndetësore se kur mund të realizohet ai.

“Tashmë i shohim mundësitë e fundit ligjore se kur në periudhë më të gjatë kohore dhe në koordinim me institucionet shëndetësore, kjo mund të bëhet. Mendoj se së shpejti me pakon e katërt tashmë do të kemi qëndrim edhe për Fundjavë pa TVSH”, tha Bytyqi.

Duke i komentuar mendimet e disa ekspertëve se masa më shumë do t’u ndihmojë më të pasurve se sa më të varfërve dhe se kjo qon kah ekonomia gri, Bytyqi me qëndrimin se ka mekanizma me të cilat do të identifikoheshin dhe eliminoheshin dukuritë e tilla eventuale.

“Ka mënyra të krijimit të mekanizmave me të cilat do të mundësoni ose do të pamundësoni që dikush këtë ta përdorë ose keqpërdorë. Një shembull i tillë ishte mënyra e shpenzimit të mjeteve për subvencionimin e pagave prej 14.500 denarë. Vetë shteti ishte ai i cili i identifikoi firmat të cilat nuk i dorëzuan paratë deri te qytetarët. Vetë shteti vendosi mekanizëm i cili ngriti procedura për secilin prej tyre. Dëshmuam se shteti duhet të krijojë mekanizma me të cilat këto efekte anësore do t’i identifikojë. Kështu që mendoj se për ‘Fundjavë pa TVSH’ nuk duhet askush të ngarkohet me atë se kush dhe sa do të keqpërdorë, por se vallë dhe sa qytetarët do të mund ta shfrytëzojnë këtë mundësi”, tha Bytyqi.