Katër vetura të EULEX-it hynë në RMV dhe nisen drejt Tetovës

Shpërndaje

Katër vetura të misionit ndërkombëtar në Kosovë, EULEX janë futur në Maqedoninë e Veriut, kanë njoftuar burime kufitare, shkruan Bota Sot.

Sipas tyre, pasi kanë kaluar kufirin, veturat e EULEX nuk janë ndalur në Shkup, por janë nisur në drejtim të Tetovës.

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut nuk japin detaje zyrtare lidhur me këtë informacion, kurse ndonjë kumtesë zyrtare ende nuk ka as nga zyra e EULEX-it në Prishtinë.

EULEX ditëve të fundit po zhvillon arrestime në Kosovë. Ende nuk dihet nëse ky mision ka mandat për arrestime edhe në Maqedoninë e Veriut, ose jo.