Portugalia e mposht Suedinë me golat e Ronaldos (Video)

Shpërndaje

Portugalia e ka mposhtur Suedinë në shtëpi të vet me rezultat 2-0, ndeshje e vlefshme për Ligën A, të Grupit 3 në Ligën e Kombeve.Portugezët kaluan në epërsi në minutën e 45+1’ me një gol të jashtëzakonshëm nga Cristiano Ronaldo nga gjuajtja e lirë.Në pjesën e dytë, përsëri ai që shënoi ishte Ronaldo në minutën e 72’ për rezultatin përfundimtar 2-0.Pas kësaj fitoreje Portugalia pozicionohet në vendin e parë me gjashtë pikë, aq sa ka edhe Franca, me nga dy fitore nga dy ndeshje.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU