LSDM: Mickoski është përgjegjësi direkt për shtrenjtimin e energjisë elektrike prej 100 për qind

Shpërndaje

Mickoski ka përgjegjësi direkte që çmimi i energjisë elektrike u rrit për 100 për qind gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE-së, thonë nga LSDM.

“Rritje e çmimit të energjisë elektrike për 100 për qind, heqje e tarifës së lirë të energjisë elektrike, varësia e shtetit nga importi i energjisë elektrike janë arritjet e Hristijan Mickoskit si drejtor i Elektranave të Maqedonisë së Veriut (EMV/ELEM) dhe këshilltar për energjetikë i Nikolla Gruevskit”, potencojnë nga LSDM.

Hristijan Mickoski si drejtori më i paaftë i EMV-së, siç potencojnë nga LSDM, ka udhëhequr politikë më të keqe energjetike dhe në vend të qytetarëve ka menduar vetëm në bizneset e tij me hidrocentralet, të cilat i ka marrë nga qeveria në të cilën ishte këshilltar dhe të cilët kanë profituar pothuajse një milion euro.
“Për atë e rrejshme është brenga e tij për çmimin e energjisë elektrike dhe për atë është e pafytyrë protesta e tij sot me qëllimin e vetëm – ta mbrojë karrigen e tij në kështjellën e bardhë”, thonë nga LSDM.

Prej atje shtojnë se për dallim të sjelljes së papërgjegjshme të VMRO-DPMNE-së dhe Mickoskit, tani EMV nuk blen energji elektrike, por shet energji në tregjet evropiane dhe për dy vjet e gjysmë ka shitur energji elektrike në vlerë prej 40 milion euro.

“Kjo kompani tani ka fitim prej 80 milion euro, për dallim ngsa humbjet në kohën e qeverisjes së VMRO-DPMNE-së. Qytetarët sot shfrytëzojnë tarifë ditore të lirë të energjisë elektrike, të njëjtën që Mickoski e hoqi dhe në vendosjen e sërishme të së cilës, VMRO-DPMNE fuqishëm është kundërshtuar potencojnë nga LSDM.

Tregu i energjisë elektrike sipas LSDM-së sot është liberalizuar për të gjithë konsumatorët, duke i përfshirë edhe amvisëritë dhe përmes modelit të furnizuesit universal mbrohen qytetarët e shokut çmimor të tregut.

Njëherit nga LSDM-ja konsiderojnë se Mickoski tregoi se nuk ka aftësi për asgjë përveç për mbrojtje të krimit dhe realizimit të interesave personale të biznesit.