Turqia tronditet nga një tërmet i fuqishëm (Video)

Shpërndaje

Pak minuta më parë, qendra e Turqisë u lëkund nga një goditje sizmike me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter.

Sipas asaj që raporton EMSC, epiqendra e tërmetit ka qenë 19 km në veri-lindje të qytetit Emirgazi, ndërsa është ndjerë edhe në zona të tjera.

Thellësia e lëkundjeve ka qenë 5 km.

Mediat turke nuk raportojnë për dëme materiale apo në njerëz, ndërsa ky është tërmeti i radhës që godet Turqinë brenda disa muajsh ku nuk kanë munguar as viktimat.