Thaçi takohet me Presidentin e Turqisë, Erdogan në Stamboll

Shpërndaje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bëhet e ditur se Erdoğan dhe Thaçi u takuan për mëngjes në rezidencën Vahdettin në Stamboll.

Gjithashtu në këtë program i pranishëm ishte edhe zëdhënësi i Presidencës, turke İbrahim Kalın.

Njoftimi nga Presidenti Thaçi:

Mirënjohës për mikpritjen e ngrohtë nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, si dhe për bisedën produktive për të gjitha çështjet me interes të përbashkët, përfshirë bashkëpunimin dypalësh, çështjet rajonale dhe globale. Turqia është një partnere strategjike, e cila ka mbështetur forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës. HTH