“Gjendjet e jashtëzakonshme”, opozita shqyrton mundësinë për impiçment ndaj Pendarovskit

Shpërndaje

Çfarë do të ndodhë nëse në muajt e ardhshëm ka përsëri nevojë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme me 2/3 e votave në Kuvend, pyet kryeministri Zoran Zaev pas vendimit të opozitës për të kundërshtuar pesë vendimet e kaluara të Presidentit. Sipas Zaevit, votat “kundër” të opozitës për konfirmimin e gjendjeve të jashtëzakonshme që kanë qenë në fuqi nga marsi deri në qershor, nuk paraqesin krizë juridike.

“Të deklarohet tani se nuk do të mbështetet gjendja e jashtëzakonshme dhe nuk do të votohet, është, thjeshtë thënë, papërgjegjësi. Por, sistemi ofron zgjidhje. Procedurat duhet të vazhdojnë, kryetari i Kuvendit është i obliguar t’i vendosë vendimet në rend dite, të diskutohet dhe në fund të vendoset. Megjithatë, nuk ekziston asnjë rrezik as për krizë kushtetuese, as për asgjësimin e vendimeve dhe as kthim pas të të gjithë procesit”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

Opozita tashmë flet për mundësinë e nismës së një impiçmenti për Presidentin Stevo Pendarovski pikërisht për këtë arsye. Sipas tyre, periudha e gjendjes së jashtëzakonshme është keqpërdorur nga pushteti.

“Po e kam patjetër të theksoj se VMRO-DPMNE-ja kërkoj të shpallet gjendje krize ose e jashtëzakonshme sepse e kuptuam seriozitetin e pandemisë. Edhe pse u vendos gjendje e jashtëzakonshme për menaxhimin e pandemisë, ajo u shfrytëzua vetëm për interes personal dhe mbushjen e xhepave të funksionarëve të caktuar nga LSDM-ja dhe Qeveria, përfshirë edhe Zoran Zaevin”, deklaroi Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Në mungesë të Kuvendit funksional, Presidenti Stevo Pendarovski shpalli pesë herë radhazi gjendje të jashtëzakonshme për menaxhim me pandeminë. Sipas Kushtetutës, vendimet e Presidentit duhet të konfirmohen nga Kuvendi me 2/3 e votave. Por Kushtetuta nuk parashikon se çfarë ndodh nëse vendimet që tashmë janë zbatuar, nuk marrin 2/3 e votave./alsat