Avokati i Gucatit kërkon që kryetari i OVL e UÇK-së të mos fotografohet në krah me oficerin e sigurimit

Shpërndaje

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati para nisjes së seancës para Gjykatësit të Procedurës Paraprake ka kërkuar të mos fotografohet në krahë me oficerët e sigurisë. Avokati i Gucatit në emër të klientit të tij, ka thënë se kreu i veteranëve nuk do që të fotografohet në krah me oficerët që po kujdesen për sigurinë e tij.

“Salla e gjyqit është vend i sigurt, pra klienti im nuk kundërshton që të fotografohet por unë kam kundërshtim në emër të tij që këto fotografi të mos jenë të pranishëm oficerët e sigurisë”, ka thënë ai. Kësaj kërkese të avokatit iu është përgjigjur gjykatësi i procedurës paraprake.

“Për pjesën e parë të kërkesës e kam të qartë, do ta urdhërojmë që të mos bëjë fotografi me klientin tuaj në shoqërinë e këtyre oficerëve të sigurisë përreth tij, së dyti është praktikë e zakonshme që në një sallë gjyqi që të jetë i shoqëruar me oficer të sigurimit”, ka thënë ai. Gjykatësi pastaj ka urdhëruar që të fotografohet vetëm nga afër ku nuk shihen oficerët.