Zv.ministri Sulejmani viziton Teatrin Shqiptar në Shkup

Shpërndaje

Sot, vizitova Teatrin Shqiptar në Shkup, ku takova drejtorin e këtij institucioni z.Adem Karagën, me të cilin bashkëbisedova për programin, planet dhe investimet për të ardhmen, por edhe për kërkesat dhe nevojat që ka ky institucion. Siç thotë edhe autori William Shakespeare , ”E gjithë bota është një skenë” , edhe unë uroj që kjo skenë teatrale të vihet në funksion shumë shpejtë.

Jam i përkushtuar që të krijojmë kushte më të mira për të gjitha institucionet e kulturës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shkruan zv.ministri i kulturës Sedat Sulejmani.

Postimi i tij në facebook: