Filipçe me apel deri tek qytetarët: Respektoni protokollet, në të kundërtën orë policore

Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e sotme sqaroi se propozimet plotësuese nga mbledhja e sotme e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse të cilët nesër do të shqyrtohen në Qeveri, për kufizim të punës së gjithë operatorëve ekonomik ku mund të ketë grupime, ndërsa këtu futen para se gjithash, objektet hotelerike.

“Nesër do të propozojmë edhe një masë, operatorët ekonomik të punojnë deri në ora 23:00, kufizim i kapaciteteve të transportit publik deri në 50 për qind, rekomandim deri tek gjykatat dhe komunat, procesi i punës të jetë me ndërrime apo edhe onlain, varësisht nga procesi i punës. Nesër në procedurë të shkurtër para deputetëve do jenë propozim ndryshimet e ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive. Kufizimi i tubimeve familjare, është një pako që mund të ndikoj në uljen e numrit të të infektuarve. Më lejoni të drejtoj një apel tek qytetarët, situata është serioze, hapi i ardhshëm do të ishte kufizim i plotë i lëvizjes, gjegjësisht orë policore”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.