Abetarja e unifikuar, nga shtatori edhe në Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje

Zëvendësministri i Arsimit, Arafat Shabani në manifestimin kushtuar 22 nëntorit, Ditës së Alfabetit të gjuhës shqipe paralajmeroi se nga shtatori i vitit te ardhshëm, ne te gjitha shkollat ne gjuhen shqipe ne Maqedonine e Veriut, do te vihet ne zbatim edhe Abetarja e unifikuar, nga e cila mesojne nxenesit ne Shqipëri dhe Kosovë.

“Kam kenaqesine e vecante te paralajmeroj shpresen dhe deshiren e kahmotshme te nxenesve shqiptare, Abetarja e unifikuar te behet realitet. Ajo shpresojme te jete ne perdorim ne te gjitha shkollat shqipe nga shtatori i ardhshem”, u shpreh Shabani.

Premtimet për realizimin e këtij projekti janë bërë vite me radhë edhe nga ministra shqiptarë të arsimit në Maqedoni, por që deri tani nuk është realizuar.