Erdogan: Uroj të gjithë vëllezërit tanë azerbajxhanas për çlirimin e tokave të pushtuara

Shpërndaje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka uruar Azerbajxhanin për çlirimin e tokave të pushtuara nga Armenia, raporton Anadolu Agency (AA).

Para grupit parlamentar të partisë së tij në pushtet, asaj për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Erdoğan uroi, siç tha, “të gjithë vëllezërit tanë azerbajxhanas, veçanërisht mikun tim (presidentin) Ilham Aliyev për çlirimin e tokave nën pushtim dhe të gjithë Karabakun”.

Presidenti i turk duke folur për marrëveshjen e armëpushimit të arritur mes Azerbajxhanit dhe Armenisë që i dha fund konfliktit pothuajse tre-dekadësh midis dy ish-vendeve sovjetike, njoftoi se ve Turqia do të marrë pjesë së bashku me Rusinë në forcat paqeruajtëse të përbashkëta që do të themelohet në rajon për të mbikëqyrur dhe monitoruar zbatimin e marrëveshjes.

“Turqia do të marrë pjesë së bashku me Rusinë në forcat paqeruajtëse të përbashkëta që do të themelohet në rajon për të mbikëqyrur dhe monitoruar zbatimin e marrëveshjes. Memorandumi në lidhje me Qendrën e Përbashkët turko-ruse që do të krijojmë për kontrollimin dhe monitorimin e armëpushimit, u nënshkrua këtë mëngjes”, tha ai.

“Pas kësaj me Azerbajxhanin do të jemi në bashkëpunim më të fuqishëm dhe më të afërt, do të ndërtojmë së bashku të ardhmen tonë të përbashkët”, u shpreh Erdoğan.

Ndërkaq, në lidhje me zhvillimet e fundit në Siri, presidenti turk tha se janë të gatshëm të punojnë më afër me forcat aktive në rajon, veçanërisht me Rusinë, për ndërtimin e një Sirie të re që do të formësohet me vullnetin e popullit të vendit.

“Sinqerisht shpresojmë që një periudhë paqeje dhe qetësie do të fillojë sa më shpejt në Siri, e ngjashme me atë si në Karabak. Për këtë fillimisht është e nevojshme që të çaktivizohet regjimi dhe organizatat terroriste që kanë përgjakosur tokat e Sirisë”, theksoi presidenti turk.