Haradinaj-Stublla-Vuçiqit: “Këlyshi i Rusisë” po tenton të minojë stabilitetin në rajon

Shpërndaje

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, e ka quajtur Vuçiqin “këlysh të Rusisë” pasi thotë se i njëjti së bashku me Rusinë po synojnë të minojnë stabilitetin, paqen dhe sigurinë në rajon, njofton ALBAZONE MEDIA.

“Të gjitha përpjekjet ruso-serbe për të minuar stabilitetin, paqen dhe sigurinë në rajon janë të papranueshme për Kosovën, dhe do të dështojnë ashtu siç kapitulluan turpshëm në vitin 1999” shkruan Haradinaj-Stublla në Facebook.

Postimi i plotë:

Pas nxitjes së luftimeve në Nagorno-Karabakh me armë të prodhuara në Serbi, Serbia në krye me Vuçiqin – Ministrin e Propagandës së Millosheviqit – tani po kërcënon të gjitha shtetet fqinje të rreshtuara me NATOn se do të vazhdojë forcimin ushtarak për t’u përgaditur për luftëra të reja në Ballkan!Politika dhe qasja e Serbisë nën rolin e “këlyshit të Rusisë” është qartazi kundër vlerave evropiane, dhe kundër politikave të NATOs për stabilitet dhe siguri në Ballkan.Të gjitha përpjekjet ruso-serbe për të minuar stabilitetin, paqen dhe sigurinë në rajon janë të papranueshme për Kosovën, dhe do të dështojnë ashtu siç kapitulluan turpshëm në vitin 1999.