Labi ndërpret pushimet në Gjermani, kthehet në Ferizaj për ta ndihmuar Valentinën!

Shpërndaje

Këngëtari i mirënjohur ka treguar edhe një herë anën e tij humanitare.

Në një postim në rrjetet sociale ka treguar se ai ka ndërprerë pushimet në Gjermani, për tu rikthyer në Ferizaj që të ndihmoj në grumbullimin e të hollave për Valentinën, një vajzë 24 vjecare e cila vuan nga sëmundja e Leukemisë Akute dhe ka nevojë për shërim jashtë vendit.

“Tani arrita në Ferizaj! Të gjithë së bashku ta shpëtojmë VALENTINËN dhe shumë raste të tjera! Ta keni vullnetin që ua jep Zoti dhe mos lejoni që askush të ua prish rrugêt që ua ka shkruar Zoti. Me dashuri dhe respekt, Labi Kosovë e Shqipërisë”, ka shkruar Labi duke premtuar që do të ndihmojnë Valentinën.