LIVE: Hashim Thaçi paraqitet për herë të parë para Speciales në Hagë

Shpërndaje

Gjykatësi i procedurës paraprake ka thënë se në aktakuzën për Thaçin janë gjashtë pika kundër njerëzimit dhe katër pika për krime lufte.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është paraqitur për herë të parë në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.

Aktakuza ndaj Thaçit është konfirmuar më 5 nëntor, transmeton Telegrafi.

Përveç Thaçit, Specialja ka konfirmuar aktakuzën edhe ndaj tre pjesëtarëve tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Kadri Veselit.

Në aktakuzën e konfirmuar për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin thuhet se së paku midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 u kryen krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, tor*turës dhe vr*asjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të bur*gosjes, akteve të tjera çnjerëzore, tor*turës, vr*asjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes.

Sot para gjykatësve në Hagë është paraqitur edhe Jakup Krasniqi, i cilu u deklarua i pafajshëm për akuzat që e rëndojnë nga Specialja. /Telegrafi/