Biden i drejtohet popullit amerikan: Faleminderit që më besuat! (Video)

Shpërndaje

Pas fitores në Pensillvania ku siguroi 20 votat elektorale, Joe Biden, fitoi më shumë se 270 votat e nevojshme për tu zgjedhur presidenti i 46 i SHBA-ve. Pas kësaj fitore, kandidati demokrat ju drejtua popullit amerikan përmes një video në Tuiter:

“Amerikë, jam i nderuar që më zgjodhët të udhëheq shtetin tonë të madh. Puna para nesh do të jetë e vështirë, por ua premtoj këtë: Unë do të jem president i të gjithë Amerikanëve – pa dallim nëse kanë votuar për mua ose jo. Unë do ta ruaj besimin që ma dhatë mua”, ka thënë Biden.