Bien temperaturat, priten rreshje bore në Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje

Deri të enjten do të kemi mot stabil dhe pa reshje, me mjegulla nëpër lugina dhe me lagështi të ulët. Kurse, siç informojnë nga Enti Hidrometeorologjik, nga e premtja do të kemi mot me shi, kurse në vendet më të larta edhe me borë.

Për shkak të depërtimit të masës së ftohtë ajrore nga veriu, të shtunën kah fundi i ditës, reshje bore do të paraqiten edhe në vendet e ulëta, veçanërisht në pjesët perëndimore të vendit.