Dy tërmete në orët e para të mëngjesit në Durrës, ja ku ishte epiqendra

Shpërndaje

Një tërmet me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter është regjistruar sot në orët e para të mëngjesit në Durrës.

Mësohet se lëkundjet janë ndjerë në orën 03:50, në afërsi të Gjirit të Lalëzit, ndërkohë që më herët është shënuar dhe një tërmet tjetër, por në madhësi më të vogël 2.9 në orën 03.07.

Aktualisht, nga lëkundjet nuk raportohen për dëmtime në banesa apo të lënduar.

https://www.emsc.eu/Earthquake/earthquake.php?id=952125

https://www.emsc.eu/Earthquake/earthquake.php?id=952110