Çun Lajçi i gëzohet Vitit të Ri, lutet që miqtë të ia dërgojnë paratë për librat që ja kanë marrë

Shpërndaje

Përveç festave të fundivitit, aktori Çun Lajçi ka edhe një arsye tjetër pse po i gëzohet përfundimit të këtij viti. Ai ka shëtitur vendin duke shitur librat e tij, për të cilët jo gjithmonë ka marrë paratë.

Viti i Ri mund të sjellë bashkëtëdhetarët të cilët mund të blejnë libra të tjerë dhe do të sjellë afatin kur ata që tashmë i morën librat premtuan se do të bëjnë pagesën.

Gjithë këtë Lajçi e tregoi nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook.

Po afrohet viti i ri dhe unë po gëzohem.

E pse?

Se ma n’fund do t’mi dërgojnë disa miq paret për librat që i kanë marrë gjatë verës!

Po, po gëzohem që po afrohet viti i ri.

E pse?

Se po shpresoj mos po e kërkon edhe ndonji vlla që jeton n’Evropë librin tim!

Hajt t’shpresoj, se shpresën e kam pa pare!

U gëzofshim t’gjithë.

Ai në vazhdimësi ka treguar vështirësitë e jetësës së artistëve në Kosovë.