“Duke ecur VV nëpër urë me Ramushin, Ramushi po i thotë LDK-së unë e VV po e dridhim urën”

Shpërndaje

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur rreth mundësisë së bashkëpunimit me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, transmeton ALBAZONE MEDIA.

Ai ka ironizuar me këtë subjekt politik, duke i bërë thirrje publike kreut të saj, Ramush Haradinaj që të mos e përdor Vetëvendosjen për të arritur te LDK-ja.

“Duke ecur Vetëvendosja nëpër urë me Ramushin, Ramushi po i thotë LDK-së unë e VV po e dridhim urën. Unë nuk po du që Ramushi dhe AAK me përdorë, me keqpërdor VV-në për me shantazhu të tjerët. Bile i bëj thirrje publikisht z.Haradinaj mos me përdor VV e me shku te LDK-ja. Nuk e ka atë kredit me shku te LDK me shku me fol për besë ‘a dinë na me VV-në 60 për qind i marim dhe iu sosim krejt’, ska nevojë”, ka thënë Konjufca në T7.