‘Ujvara” shfaqet papritur në Australi

Shpërndaje

Një “ujvarë” e furishme duket sikur doli nga hiçi kur u shfaq mbi rrugë në veri të Uellsit të Ri Jugor në Australi. Rruma e fuqishme e ujit në malin Dorrigo është rezultat i shirave të mëdha në rajon, të cilat vazhdojnë prej disa ditësh.

Disa rrugë në këtë zonë janë bllokuar ndërsa meteorologët kanë paralajmëruar përmbytje të mundshme.

Ndërkohë, në Queensland për shkak të stuhive dhe erërave të forta, plazhet dukeshin shumë ndryshe nga çdo herë tjetër.