Erdogan: Nuk bëjmë tolerime as në shërbimet shëndetësore as në investimet në këtë kohë pandemie

Shpërndaje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar se “Nuk bëjmë tolerime as në shërbimet tona shëndetësore as në investimet tona në një kohë kur pandemia ka goditur vendin tonë dhe botën”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Nuk bëjmë tolerime as në shërbimet tona shëndetësore as në investimet tona në një kohë kur pandemia ka goditur vendin tonë dhe botën. Shpresojmë se ne do të fillojmë të heqim kufizimet gradualisht pasi numri i rasteve dhe numri i të sëmurëve rëndë të bie nën nivelin që synojmë”, tha Erdoğan në lidhjen e drejtpërdrejt nga rezidenca Vahdettin në Stamboll në ceremoninë e hapjes së linjës së transmetimit të ujit të pijshëm Düzbağ dhe digës Doğanpınar në Gaziantep.

Ai tha se “Për këtë të gjithë së bashku duhet të zbatojmë rregullat e higjienës, vendosjen e maskës dhe rregullin e distancimit. Gjatë periudhës së pandemisë nuk kemi lënë vetëm asnjë anëtar të popullit tonë. Kemi marrë çdo masë dhe kemi siguruar çdo mbështetje të nevojshme për të vazhduar prodhimin dhe punësimin”.

“Në kuadër të mburojës së mbrojtjes sociale, ne i ofruam një burim prej 45 miliardë lira popullit tonë nën temën e programit të ndihmës me mbështetje për pagesë me punë me kohë të shkurtër, mbështetje për pagesë në para, pagesë për papunësinë, mbështetje normalizimi dhe mbështetje sociale të bazuar në familje. Në këtë mënyrë ne jemi përpjekur të sigurojmë që askush nga qytetarët tanë të mos mbetet i papunë dhe pa ushqim”, tha Erdoğan duke shtuar se me masat e zbatuara është ndërprerë shpejtësia e rritjes së pandemisë.

Erdoğan nënvizoi se janë duke bërë përgatitje të reformave që do ta bëjnë vendin përsëri një qendër tërheqëse me besimin që rrugëdalja janë investimet, prodhimi dhe punësimi.

“Me reforma ligjore dhe administrative ne synojmë ta vendosim vendin tonë në mesin e 10 vendeve në rregullin e ristrukturuar global, politik dhe ekonomik. Duke mbrojtur fort unitetin, bashkimin dhe vëllazërinë tonë do të bëjmë boshe të gjitha kërcënimet e brendshme dhe të jashtme kundër vendit tonë. Shpresojmë që të gjithë së bashku të arrijmë objektivat tanë duke forcuar demokracinë dhe ekonominë tonë”, tha presidenti Erdoğan.