Haradinaj i shkon n’konak Zaevit

Shpërndaje

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka shkuar në zyrë sot, Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Haradinaj dhe Zaev njihen si miq të mirë ndërmjet dhe shpesh vizitojnë njëri tjetrin, madje edhe nëpër shtëpitë e tyre. Vizita e sotme duket si diçka jozyrtare nga veshja sportive e Haradinajt.

“Gjatë vizitës time në Shkup, takova mikun tim Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Biseduam për gjendjen politike në vendet tona, krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia, temat e integrimeve euroatlantike dhe tema të tjera me interes për të dyja vendet. U dakorduam të vazhdojmë kontaktet dhe bashkëpunimin për të avancuar më tutje marrëdhëniet mes dy vendeve”, ka shkruar Haradinaj.

Përveç Zaevit, Haradinaj në Shkup ka qënë për ngushëllime tek familja e biznesmenit të ndjerë, Enver Maliqi, i cili ndërroi jetë para disa ditëve.