Kur një vrasje tregon fytyrën e vërtetë të policisë…

Shpërndaje

Shkruan: Një nga qytetaret e popullit!

Esmeralda Hakaj

Duke ngushëlluar familjen e të ndjerit, po e përmend Klodianin si fenomen dhe jo si individ.

Fenomeni Klodian tregoi dhe njëherë që Institucioni mbrojtës i policisë është pikërisht ai që ne si popull duhet të ruhemi. Është e pakonceptueshme për mua si studiese e drejtësisë që t´i jap të drejtë një polici të qëlloi popullin e tij prapa shpine e aq më pak ta quajmë vetëmbrojtje. Fenomeni Klodian tregoi që dhuna ishte midis nesh, por duhej që të vdiste një qenie njerëzore, një bir nëne që të bëhej bujë dhe nga eksperienca mund ta quaj një bujë që do shuhet shpejt.

Nuk dua as të aludoj, por sa herë policia ka dhunuar deri në vdekje një individ, qytetar dhe as nuk janë bërë publike.

Më lini të besoj se policia është Institucioni që ne na mbron dhe jo që na sulmon dhe na vret. Unë nuk e besoj policinë shqiptare. Nuk e besoj sepse është një polici e mbushur me militantë, me drejtorë korruptiv dhe që vepron agresivisht sa herë ka mundësi.

Policia e gjobës.

Do të dëshiroja shumë të besoja të kundërtën. Do të dëshiroja të besoja që kjo polici po kryen detyrën dhe po sulmon e kërkon krimin, dhe jo popullin duke vrarë lirinë dhe pafajsinë. Vrasja e Klodianit dhe atyre si Klodiani do ngelen gjithmonë si njolla turpi dhe shantazhi në cdo qeveri që të akuzojnë njëri tjetrin dhe të prekin popullin, por një djalë nëne vdiq.

Sot quhet Klodian, por nesër mund të jem unë, mund të jesh ti… Diferencohu nga dhuna dhe trego se kjo luftë fitohet me vendosmëri dhe me të kundërtën që pushteti po përdorë.

Ne jemi popull, ju jeni krimi. Nëse sot do më duhej të zgjidhja midis El Chapos dhe këtij shteti kam më shumë besim tek El Chapo. Ai do vinte drejtësi për këtë vrasje më shpejt se këta aktor me shumë fytyra dhe pa pikë përgjegjësie. Vdiq një djalë, vdiq një vëlla, vdiq një bashkëkombas, vdiq një shqiptar e ju bëni ctë doni: Ai nuk kthehet më. Vdiq nga dora e atyre që duhet të ishin mbrojtësit. Hap sytë o popull! Ai që të vret natën dhe të qan ditën është krimi vetë. Fenomeni Klodian duhet të përfundojë!

Krimi që ka mbuluar nënën Shqipëri duhet të stopoj. Populli nuk është ata! Populli po pret… Po pret për ditën që ti kthehet shpresa dhe lavdia.

Dhe shpresa dhe lavdia nuk kthehet nga ata që është marr. Jam e prekur dhe më vjen turp që duhet të presim raste të tilla për të reaguar. E nëse prisni fenomenin Klodian atëherë duhet përsëri të prisni dhe të duroni të njëjtin film për shumë vite. Zgjidhni ju!