Labinot Tahiri thotë se do të kandidojë sërish për deputet

Shpërndaje

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka bërë të ditur se në zgjedhjet e ardhshme do të kandidojë sërish për deputet.

Tahiri përmes një postimi në Facebook ka shkruar se do të kandidoj për deputet për të qenë njeri i qytetarëve dhe i Kuvendit.

Ai nuk e ka bërë të ditur se pjesë e listës së cilës parti do të jetë në këtë garë.

“Pra, në cilën do parti që të jam, ( ku i kam ofertat) dijeni që jam vetëm si kontribues i vendit deri ne realizimin e spitalit për leukemi dhe shumë punë të tjera në të mirë të vendit”, ka shkruar Tahiri.

Postimi i plotë:

Si lajmërim!!

Të dashur njerëz të këtij vendi të shejtë Kosovë e Shqipërisë!

Sa isha deputet, nuk u korruptova dhe nuk do bëhem ndonjëherë i tillë.

Dhurova 12 rroga për familje të ndryshme!

Vazhdova bamirësinë edhe sa isha deputet, dhe pasi që nuk munda te jem serish, prape vazhdova me punën vullnetare që ma dha Zoti dhe populli.

Askush nuk e ka ditur që do mbahen zgjedhjet në këtë kohë, e sidomos kohë pandemie!

Por ama unë dhe ne nuk u ndalem!