Qeveria shtyn afatin për privatizimin e banesave deri në vitin 2023

Shpërndaje

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për plotësimin ndryshimin e Ligjit për Shitjen e Banesave për të cilat ekziston e drejta banesore.

Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj, ka kërkuar që afati për shitjen e këtyre banesave afati të zgjatet deri në vitin 2023.

Ai tha se po bëhet fjalë për disa mijëra njerëz që nuk iu është zgjidhur ky problem.

“Me Ligjin ekzistues afati për aplikimin e banesave ka skaduar në vitin 2015. që të zgjatet afati për shitjen e këtyre banesave deri në vitin 2023”.

“Ky ndryshim ka kaluar nëpër të gjitha komisionet, por për shkak rrëzimit të qeverisë është kthyer në pikën zero”.