Rama viziton shkollën e re në Durrës, batuta me drejtoreshën: Të ka dalë nami që je shtrigë!

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar një shkollë të re të bërë në qytetin e Durrësit. Ai ka deklaruar se punimet kanë qenë shumë të mira, por megjithatë ka pasur kritikë, për t’i kushtuar më shumë vëmendje detajeve. Për këtë, ai solli edhe një shembull.

“Detajet Dritan, janë disa gjëra të fundit, që po nuk u kuruan, ato fillojnë pastaj…Është bërë një eksperiment mes dy ashensor të prodhuar në të njëjtën ditë, të vendosur në të njëjtën godinë, përpara se të vendosej njëri u zhgarravit, tjetri u vu i ri. I zhgarravituri u prish më shpejt”, tha Rama.

Kryeministri nuk i ka kursyer edhe batutat.

Rama: Si shpjegohet që në këtë zonë gocat janë më të gjata se çunat?

Ahmetaj: Uji, deti, ajri

Rama: Pse rriten rriten vetëm gocat dhe jo çunat

Për drejtoreshën e shkollës ka pasur edhe një moment të sikletshëm.

Rama i drejtohet mësueses: Kush është drejtoresha nga ju?

Mësuesja tregon nga drejtoresha

Drejtoresha: Nuk ka problem, ne punojmë si staf

Rama: Duket që ishe ti drejtoresha, se kur të doli para mësuesja të bënë sytë xixa

Mësuesja: Nuk e dija që ishte pas meje

Drejtoresha: Nuk ka problem

Rama: Je një shtrigë, e di si e ke namin e shtrigë apo jo. Të ka dalë nami gjithandej.