Si u shembën për 10 sekonda katër super kullat në Abu Dhabi (Video)

Shpërndaje

Katër kulla që ishin pjesë e kompleksit Mina Plaza Towers në Abu Dhabi, janë shkatërruar për vetëm 10 sekonda.

Demolimin e kullave që ishin nga 144 kate e ka publikuar kompania Modon, që përdori hiq më pak se gjashtë mijë kilogramë eksplozivë.

Arsyeja kryesore e shembjes së kullave është plani për ndërtimin e një destinacioni të ri turistik në zonën ku ishin të ndërtuara ato.

Në procesin e demolimit kanë marrë pjesë policia, ndihma e shpejtë, mbrojtja civile dhe organet e tjera kompetente.

Gjithashtu për demolim janë përdorur 18 mijë detonatorë, ku secili prej tyre ka qenë i programuar, e kompania Modon njihet për demolimin e shumë ndërtesa nëpër botë me shpërthime të kontrolluara.