Snopçe: ASH nuk ka asnjë pikë të përbashkët me VMRO-DPMNE për ligjin për Regjistrimin e popullsisë!

Shpërndaje

ASH nuk ka asnjë pikë të përbashkët me VMRO-DPMNE për ligjin për Regjistrimin e popullsisë! Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe duke folur për ndarjen e zonave në “10 minuta” në Tv 21 tha se Gostivari e Kratova nuk mund të trajtohen njëjtë!

“Ligji për regjistrim është një ligj që VMRO-ja e dramatizon. Ne nuk kemi asnjë pikë të përbashkët. Qendrimi ynë me qendrimine VMRO-së ndryshon. Ne kemi votuar pro edhe në Komision edhe në seancë plenare. Bile edhe sot në seancën që u propozua nga ana e Qeverisë një ligj i ri, ku më vjen mirë se më duket se janë marrë edhe disa rekomandime tona dhe vërejtje të cilat i kemi shtruar edhe në Komision dhe në Seancë Plenare. Vetë fkati që kemi propozim të ri për Ligjin për regjistrim, janë marrë disa vërejtje në konsideratë. Për shembull për zonat, një nga vërejtje ishte se si mundet Gostivari, Vrapçishiti dhe Mavrova me 17 mijë e 500 km2 dhe me mbi 140 vendbanime dhe me 130.000 banorë të jetë një zonë, e nga ana tjetër Kratova me vetëm 9.000 banorë dhe me vetëm 14 vendbanime të jetë një zonë. Pra, s’ka kuptim, nuk ka mundësi fizike të mbullohet i gjithë ai terren. Me propozimin e ri të sotëm e shoh se janë paraparë që edhe Mavrova e Vrapçishti të ndahen në zona të veçanta. Kjo ishte vërejtja jonë dhe kjo është marrë parasyshë. VMRO-ja çka propozon, është për interesin e vet, sepse qendrimi i saj është të regjistrohen vetëm rezidentët. Në Maqedoni duhet të regjistrohen të gjithë qytetarët. S’ka logjik se në ligj thuhet se do të regjistrohen banesat dhe amvisëritë. E mërgimtarët tanë që kanë këtu banesa do t’ua regjistrojmë, por jo edhe ata. Banesa mbetet me pronar anonim. A ka logjikë kjo? Ajo që kërkon VMRO-ja është jashta logjikës”, deklaroi Snopçe.

Propozimi i VMRO-së është që të blehen 10 000 terminale për marrje të gjurmëve të gishtërinjëve përmes realizimit të regjistrimit.

Regjistrimi i popullsisë sot duhej të ishte në seancë parlamentare, mirëpo deputetët nuk arritën që ta miratojnë rendin e ditës.

Përndryshe, regjistrimi duhej të ndodhte në prill të këtij viti, por i njëjti u shty për prillin e vitit 2021 për shkak të situatës me koronavirusin.