Vaksinat “Pfizer” në shkurt mbërrijnë në Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në seancën e sotme parlamentare kushtuar pyetjeve të deputetëve informoi se disa muaj më parë ai mori ofertë nga ambasadori rus në vendin tonë Sergej Bazdnikin për vaksinën ruse “Sputnik 5”, por atëherë ishte në fazën e tretë të provave klinike, ndërsa procesi, i cili e garanton sigurinë e saj, nuk ishte përfunduar plotësisht.

“Muajt ​​e fundit, ai proces ka përfunduar dhe hyn në një nga pjesët e mekanizmit KOVAKS. Jo i aprovuar plotësisht. Sidoqoftë, është e qartë se “Sputnik 5″ rus do të arrijë në grupin zyrtar të të gjithë prodhuesve përmes KOVAKS. Pra, ne do të jemi në gjendje ta marrim edhe këtë vaksinë me vendim të OBSH-së dhe Aleancës Gavi”, deklaroi Filipçe.

Ministri theksoi se nuk kishte asnjë mundësi për ta marrë vaksinën ruse në momentin kur na u ofrua për herë të parë, sepse procesi i provës klinike nuk ishte përfunduar.

Ai informoi se me kryeministrin, Zoran Zaev sot arritën të nënshkruajnë marrëveshje me kompaninë “Fajzer”, ndërsa vaksinat e para duhet të mbërrijnë në shkurt.

“Kjo është e vetmja vaksinë që është aprovuar nga dy komisionet rregullatore të SHBA-së dhe Evropës, FDA dhe EMA. Vaksina është e vetmja që i ka kaluar të gjithë mekanizmat kontrolluese shumë të rreptë të këtyre organeve administrative, tha Filipçe.