Zv.ministri Sulejmani vazhdon vizitën në Turqi, takon Kordinatorin e grupit parlamentar të AKP-së

Shpërndaje

Takim i frytshëm me Kordinatorin e grupit parlamentar të AKP-së z.Bülent Turan dhe znj. Jülide Iskenderoglu, zëdhënësen e Komisionit të Punëve Publike, Zhvillimit, Transportit dhe Turizmit.

Sfidat me të cilat përballemi dhe politika mes dy vendeve tona ishin kornizë e bisedës tonë. Ndamë pikëpamjen e përbashkët rreth asaj se nevojitet më shumë punë dhe bashkëpunim.

Gjithashtu, i informova rreth situatës politike me theks të veçant për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Republika e Turqisë vazhdon të mbështesë rrugëtimin tonë politik dhe marrëdhënia jonë diplomatike është e një rëndësie të veçant. Ne do vazhdojmë të punojmë edhe më tej për të krijuar kushte më të mira për qytetarët e të dyja vendeve. Gjithashtu, i njoftova edhe për aktivitetet kulturore që kemi si Ministri e Kulturës si dhe rreth planeve për bashkëpunim të të dyja vendeve. Ashtu si Maqedonia e Veriut edhe Republika e Turqisë është e interesuar në thellimin dhe bashkëpunimin në sferën e artit dhe kulturës.