A është ndarë përfundimisht nga Tuna? Patris Berisha flet për herë të parë për statusin e tij

Shpërndaje

Tuna dhe Patris Berisha janë një nga çiftet më të përfolura të showbizit shqiptar. Ata kanë tërhequr gjithmonë vëmendjen e të gjithëve për historinë e tyre me ulje-ngritjet që kanë pasur.

Prej kohësh flitet që në fakt Tuna dhe Patrisi i kanë dhënë fund martesës së tyre. Por si qëndron e vërteta?

Patris Berisha ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në Soiree me Jonida Shehun në Abc, së bashku me vëllain e tij Robertin. Përballë një pyetësori nga Jonida Shehu, ata nuk kanë shpëtuar dot nga disa pyetje “të vështira”.

“Kush nga ju të dy është single tani?”, ka qenë një ndër pyetjet që i bëri Jonida Shehu.

Robert Berisha ishte i pari që u përgjigj pa hezitim dhe pranoi që “Unë kam që dy vite që jam single”.

Ndërsa Patris Berisha nuk ishte dhe aq i qartë me përgjigjen e tij.

“Ende nuk ka kurrëfarë lajmi për single apo i martuar. Me rëndësi shëndeti. Jam as i martuar, as single, tani jam në mes. Është complicated, në rrjedhje të lire”, u shpreh duke qeshur Patris Berisha.

Vëllezërit janë ndalur dhe kanë folur edhe për raportet që kanë me ish-vjehrrën.

Roberti tha: “Raportet i kemi aq të mira, saqë mami i Norës më thërret akoma dhëndri.

“Tash vetëm me e-mail komunikojmë se në telefon i kemi prishur marrëdhëniet. Me e-mail se me telefon ti pëlcet menjëherë dhe përlahesh, ndërsa në e-mail e fshin dhe e shkruan prap dhe kështu e mban raportin të shëndoshë”, shtoi Patris Berisha. /abcnews.al/