2020-ta ishte viti i Dua Lipës

Shpërndaje

Këngëtarja me famë botërore ka qenë tejet e suksesshme këtë vit.

Dua Lipa, ka fituar çmime dhe në të njëjtën kohë projektet e saj muzikore janë klikuar me miliona herë në YouTube.

Së fundi, edhe revista ‘Billboard’ i ka dhënë edhe një sukses artistes.

Kjo revistë ka bërë një përmbledhje të arritjeve të Duas për këtë vit, duke kryesuar disa nga listat më të rëndësishme.

Në të njëjtën kohë u zgjedh si këngëtarja e vitit. Dua u radhit numër 1 në ‘Adult Top 40 Artist’, numër 1 ‘Dance/Mix Show Airplay Artist’ dhe në ‘Dance/Mix Show Airplay Song’.