Biden nuk humb kohë, merr dhjetra vendime në orët e para të tij si president i SHBA-ve

Shpërndaje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden në ditën e tij të parë si president i shtetit ka nënshkruar 4 urdhëra ekzekutivë që prekin vendimet e ish-presidentit Donald Trump.

Biden ka marrë vendim që t’i japë fund ndërtimit të murit kufitar me Meksikën, t’i japë fund ndalimit të udhëtimit nga disa vende me shumicë myslimane dhe të bashkohet me Marrëveshjen e Parisit për klimën dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

1. SHBA heq ndalesën ndaj myslimanëve
2. SHBA ndalon ndërtimet e murit me Meksikën
3. SHBA rikthehet në marrëveshjen e Parisit për klimën
4. SHBA rikthehet në Organizatën Botërore të Shëndetësisë