Bilall Kasami: Pafundësisht mirënjohës z.Eliot Engel

Shpërndaje

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në një postim në facebook shpreh mirënjohje për z.Eliot Engel, ishit dhe do të jeni zëri i kauzës tonë kombëtare jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe në botë, njofton ALBAZONE MEDIA.

Postimi i plotë:

Pas shumë vitesh angazhim, ka përfunduar shërbimin në Kongresin Amerikan z.Eliot Engel, mik i popullit shqiptar!

z.Eliot Engel ishit dhe do të jeni zëri i kauzës tonë kombëtare jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe në botë. Rrugëtimi ynë ka qënë i sigurt me ju dhe ne jemi mirënjohës për punën dhe përkrahjen e vazhdueshme që kemi pasur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pafundësisht mirënjohës!