Bilall Kasami: Urimet më të sinqerta për kombin amerikan dhe përzemërsisht urojmë Presidentin Joe Biden për një mandat të suksesshëm

Shpërndaje

Zyrtarizimi i vullnetit të shprehur në zgjedhjet presidenciale në ShBA nga dy Dhomat e Kongresit është konfirmim i aktit më të lartë të demokracisë.

Sjellja e individëve të papërgjegjshëm na shqetësoi, por njëkohësisht rriti solidaritetin me popullin mik dhe shtoi besimin tonë në administratën e shtetit amerikan si lider në demokracinë botërore dhe në zbatimin e vlerave bashkëkohore liberale.

Me padurim presim 20 janarin kur edhe zyrtarisht Presidenti Joe Biden do të mar detyrën, me çrast presim hapjen e një faqe të re të marrëdhënjeve shqiptaro-amerikane, si dhe përforcimin e përkrahjes së ShBA-ve për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Urimet më të sinqerta për kombin amerikan dhe përzemërsisht urojmë Presidentin Joe Biden për një mandat të suksesshëm.