Diplomatja nga Maqedonia e Veriut është gjetur e vdekur në banesën e saj në Nju Jork

Shpërndaje

Diplomatja 38 vjeçare nga Maqedonia e Veriut në Kombet e Bashkuara është gjetur e vdekur në apartamentin e saj në Menheten në Nju Jork, njofton Fox News TV.

Policia e gjeti diplomaten me një litar rreth qafës dhe ilaçet kundër depr*esionit, pa shenja dhune.

Fqinjët thonë se janë të befasuar nga vdekja e diplomates.

“Ajo jetoi këtu për dy vite. Të gjithë jemi të befasuar, ishte një person simpatik dhe shumë e mirë” tha kujdestari i ndërtesës, Hernan Avila.

Ai shtoi se diplomatja jetonte vetëm në një apartament në katën e katërt dhe e përshkroi atë si një person të qetë, i cili herë pas here shihej due pirë cigare jashtë.

“Dje, mjekët erdhën lart me një ambulancë. Erdhi edhe një njeri, një diplomat. Unë nuk e di, ndoshta ambasador apo diçka tjetër që e kërkoi atë”, tha kujdestari i ndërtesës, Hernan Avila.

Duke kuptuar se nuk kishte përgjigje nga pala tjetër, ai thirri policinë dhe gjetën trupin e pajetë të një gruaje 38-vjeçare.