Haradinaj: Në mandatin tim si President, Kosovën pretendoj ta bëj pjesë të NATO-s

Shpërndaje

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se Serbia po u kthehet kërcënimeve të zakonshme kundër Kosovës. Haradinaj tha se Kosova ka nevojë për një President i cili është i denjë të përballet me Serbinë.

“Fqinji ynë agresiv po u kthehet kërcënimeve të tij të zakonshme kundër Shtetit tonë! Ai ndihet i fortë tani kur Kosova ka një Qeveri të shkarkuar dhe një President të dobët në detyrë.  Ne kemi nevojë për një President i cili qëndron fortë për Kosovën dhe është i denjë të përballet me kundërshtarin agresiv, Serbinë”, tha Haradinaj.

Haradinaj shtoi se në mandatin e tij si President, ushtrinë dhe Kosovën pretendon që ta bëjë pjesë të NATO-s.

“Ndërsa e krijuam ushtrinë në kohën sa isha Kryeministër, një punë që ishte kundër bindjes së fqinjit tonë, në mandatin tim si President, këtë ushtri dhe Kosovën pretendoj t’i bëj pjesë të NATO-s! Ky është çelësi i sigurisë dhe i paqes në rajon dhe përgjigjja më e mirë në deklaratat luftënxitëse të Vuçiqit”, tha Haradinaj.

Ndryshe AAK-ja ka konfirmuar se do të hyjë e vetme në zgjedhjet e 14 shkurtit, me kandidatin për President.