Hoxhaj: Ftoj Albin Kurtin në 6 debate televizive, gara në këto zgjedhje është mes PDK-së dhe VV-së

Shpërndaje

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka ftuar Lëvizjen Vetëvendosje ta publikojë programin, duke thënë se PDK e ka gati dhe ai fokusohet në rimëkëmbjen ekonomike.

Hoxhaj ka ftuar Kurtin në 6 debate televizive, duke thënë se gara në këto zgjedhje është mes PDK-së dhe VV-së.

“Jam këtu që ta ftoj Vetëvendosjen dhe partitë tjera t’i prezantojë programet e tyre. E ftoj VV-në sepse gara në këto zgjedhje është vetëm garë mes PDK-së dhe VV-së dhe le ta shohin qytetarët se kush e ka programin më të mirë për ta cuar Kosovën përpara. E ftoj zotin Kurtin për 5 debate televizive: ekonominë, shëndetësinë, ligjin, arsimin, politikën e jashtme dhe të fundit të 6-tin për të gjitha temat e mundshme që është i interesuar zoti Kurti të debatojë”, ka thënë Hoxhaj.

Nga minuta 10.37