Joe Biden inaugurohet si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës! (LIVE)

Shpërndaje

Drejtpërdrejt- Joe Biden inaugurohet si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kamla Harris po ashtu bën betimin si Nënpresidente. Biden, 78 vjeç, është presidenti më i vjetër amerikan që merr detyrën. Ceremonia e inaugurimit zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe në mungesë të aktiviteteve festive si rrjedhojë e kufizimeve të koronavirusit.