Ka ndërruar jetë gazetari Muharrem Ramabaja

Shpërndaje

Gazetari kosovar, Muharrem Ramabaja ka ndërruar jetë gjatë mbrëmjes së djeshme në moshën 65-vjeçare, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë, njofton ALBAZONE MEDIA.

Për vde*kjen e tij ka shkruar edhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja, në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

Muharrem Ramabaja nisi punën në “Zëri” në vitin 1977. Nga viti 1990 deri më 1993 ishte drejtor i “Zërit”, drejtori i parë i një ndërmarrjeje në Kosovë i zgjedhur në mënyrë demokratike nga punëtorët pa pëlqimin e pushtetit të asaj kohe.

Emigroi në Gjermani në vitin 1993, ndërsa në vitet e fundit të jetës u kthye prapë në Prishtinë.

Ishte ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës.