Kandidatja për deputete nga Lista e Vjosës: Isa Mustafa po synon gola nga pozita jashtë loje

Shpërndaje

Kandidatja për deputete nga radhët e Listës së Vjosa Osmanit, Doarsa Kica-Xhelili, ka thumbuar kreun e LDK-së, Isa Mustafa, duke thënë se ky i fundit po tenton të shënojë gola nga pozita jashtë loje.Këto deklarata, Kica-Xhelili i bëri pas reagimit të Mustafës, lidhur me konferencën e Vjosa Osmanit, me ushtruesen e detyrës së Presidentes, që foli për situatën që rrodhi dje në mbledhjen vendimtare të KQZ-së.

Kandidatja që gëzon numrin 33 të kandidimit nga lista e VV-së, në fund shtoi se 14 shkurti pritet të jetë vendimtar.