Mbyllet një çajtore në Haraçinë, arrestohet pronari

Shpërndaje

Policia në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut mbylli një çajtore në Haraçinë të Shkupit dje pas orës 21 dhe arrestoi pronarin për punë pas kohës së lejuar dhe një numër të madh të mysafirëve në objekt.

Siç është informuar nga Ministria e Brendshme, nëpunësit e policisë nga SPB Gazi Babë, Njësia e Policisë Intervenuese dhe SPB Haraçinë në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut dje në orën 21:20 kanë kryer kontroll në një çajtore në fshatin Hraçinovë dhe kanë arritur në përfundimin se objekti po punon dhe ka më shumë mysafirë.

“Pronari A.B. (25) u gjet gjithashtu në çajtore nga fshati Haraçinë dhe ai u arrestua në Sektorin e Policisë Haraçinë, dhe pas dokumentimit të çështjes, do të ngrihet padia penale sipas nenit 206 të Kodit Penal”, kumton MPB.

Objekti është mbyllur nga inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut.