“Monstra”,Grubi nuk ndërhyjmë në punën e gjyqësorit (Video)

Shpërndaje

Është punë e autoriteteve të gjykatës dhe prokurorisë si dhe të mbrojtjes në bazë të fakteve dhe dëshmive për ta çuar këtë proces deri në fund. Kështu është përgjigjur zv/kryeministri Artan Grubi se si e komenton kërkesën e prokurores Fetai, për burgim të përjetshëm për tre të akuzuar në rastin “Monstra”.

Grubi ka thënë se qëllimi i tyre kryesor ka qenë që ky prces të rikthehet në gjykim.

“Të gjithë bashkërisht jemi angazhuar për përsëritje të rastit “Monstra”, ndërsa është punë e gjyqësorit, prokurorisë dhe palës mbrojtëse që në procedurë gjyqësore ta dëshmojnë aktakuzën apo edhe pafajësinë. Ne në këtë proces nuk kemi ndërhyrë asnjëherë përveç se kërkesës për ripërtëritjen e këtij gjykimi në tërësi dhe këtë e kemi arritur”, ka deklaruar Grubi.

Përndryshe kujtojmë se dje prokurorja Fatime Fetai ka kërkuar burg të përjetshëm për Agim, Afrim Ismaiolviqin, 15 vite për Fejzi Azirin dhe 10 për Haki Azirin.